
E reja fatkeqe, trupi i pajetë i 24-vjeçares palestineze ende në morg, askush nga familja nuk paraqitet ta tërheqë

Trupi i pajetë i 24-vjecares nga Palestina, Rayyan Alwan që u vra nga babai i saj vijon të qëndrojë në morg. Askush prej familjarëve të saj nuk është interesuar në Policinë e Shtetit për tërheqjen e kufomës dhe kryerjen e ceremonisë mortore.
Policia e Shtetit po vijon kontaktet me homologët gjermanë, ku informacione po kërkohen mbi autorin e dyshuar Fadi Awlan.
Besohet se autori nuk ka shkelur në tokën gjermane, pasi itinerari i tij i lëvizjes tregon destinacion final Libanin.
Sa i takon shkakut, policia ka ngritur dyshime vetëm në letër-porositë e mbërritura nga homologët, ku tregohet një konflikt i babait me vajzën. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar disa herë ka qenë i denoncuar në polici për dhunë në familje.
Policia shqiptare thotë se krimi i rëndë mendohet të ketë ndodhur në 22 shkurt pasi në atë datë Fadi Awlan është fiksuar nga kamerat duke dalë nga banesa e marrë me qira për të shkuar në aeroport.
Nga vëzhgimi i kufomës, ekspertët thonë se mes babait dhe vajzës të ketë pasur përleshje pasi nga gjurmët e plagës rezultojnë rreth 15 cm thellësi.
Ndërkohë, policia ka nisur komunikimet edhe për autoritetet e tjera ku autori ka lëvizur me qëllim identifikimin e lëvizjeve të Fadi Awlan.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128