
E rëndë / Trupi i 16-vjeçares gjendet copa-copa në kosh, u masakrua pas takimit me djalin që njohu në...

Një çift në Florida të Shteteve të Bashkuara po përballet me akuza për vrasje pasi trupi i një vajze adoleshente u gjet i copëtuar në një kosh plehrash.
Sipas autoriteteve, mendohet se e reja është njohur me çiftin përmes një aplikacioni njohjesh.
Departamenti i Policisë së St. Petersburg konfirmoi në një deklaratë të shpërndarë në Facebook se trupi i 16-vjeçares Miranda Corsette u la në një kosh për gati 2 javë pasi u shpall e zhdukur.
Policia raporton se i dyshuari Steven Gress, 35 vjeç, e takoi Corsette në një aplikacion takimesh dhe e bindi atë ta vizitonte në shtëpinë e tij për Shën Valentin.
“Pasi e takoi herën e parë, Corsette i shkoi përsëri në shtëpi,” tha policia. Autoritetet besojnë se ajo qëndroi me çiftin, deri para se gjyshja e adoleshentes ta shpallte atë të zhdukur.
-
Rutte në Ballkan – beson tek angazhimi i SHBA në NATO
10 Mars, 11:17 -

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128