
Rekursi i Salianjit, Gjykata e Lartë merr nesër vendim për ish-ligjvënësin demokrat

Gjatë ditës së nesërme, Gjykata e Lartë do të japë vendim për ish-ligjvënësin demokrat, Ervin Salianji.
Vendimi pritet që të jepet nesër në orën 10:00. Salianji ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, kundër dënimit me 1 vit burg.
Kujtojmë që më datë 15 tetor 2024, Gjykata e Lartë refuzoi një kërkesë të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit me 1 vit burg nga Apeli.
Klodiana Lala: Nesër në Gjykatën e Lartë do zhvillohet seanca për Salianjin. Ai po vuan dënimin me burg për kallëzim të rremë. Ndërsa, nesër pritet të vendoset për të në Gjykatën e Lartë.
Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg në shkallën e parë, për çështjen e një përgjimi që pretendohej se ishte i vellait të Fatmir Xhafajt”. Ndërsa, më tej, Gjykata e Apelit më 26 shtator 2024 vendosi të lërë në fuqi vendimin për dënimin me një vit burg për të.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128