Manaj, “kockë e fortë”, kalon frika për futbollistin kuqezi

10 Mars 2025, 09:20 / SPORT ALFA PRESS

Manaj, “kockë e fortë”, kalon frika për futbollistin

Frikë për Rey Manaj. “Bomberi” kuqezi, por dhe fansat e tij e të shumë, mbi të gjithë tifozët kuqezi, përjetuan minuta tmerri, teksa Manaj u shemb në tokë për disa minuta edhe pa ndjenja. Në minutën e 9-të, gjatë takimit kundër Goztepe, Manaj u shërbye në zonë, me kokë sulmuesi kuqezi goditi traversën, por gjatë këtij aksioni u përplas kokë me kokë me një futbollist të Goztepe duke bërë që të shtrihej në tokë. Lojtarët e dy ekipeve, të alarmuar kërkuan ndihmën e shpejtë.

Pas stafeve mjekësore, në fushë u fut edhe autoambulanca e cila bëri dërgimin e sulmuesit shqiptar në spital. Manaj u pa të zbriste nga autoambulanca i vetëdijshëm, për t’iu nënshtruar më pas vizitave më të detajuara. “A mund të luajë javën e ardhshme”, ishin fjalët e para të Manajt.

Frika për sulmuesin e Sivasspor ka kaluar, por gjendja e tij do të monitorohet në vazhdimësi, pasi bëhet fjalë për një dëmtim në kokë, ku protokolli mjekësor në raste të tilla kërkon një garanci prej 10-12 ditë, për të kuptuar më qartë gjendjen e tij.

Mbetet për t’u parë nëse Manaj do të jetë në dispozicion të Sylvinho-s për dy ndeshjet e para të muajit mars, kundër Anglisë dhe Andorrës.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128