Thiago Motta pranë shkarkimit nga Juventusi, kush pritet ta zëvendësojë sezonin e ardhshëm

10 Mars 2025, 10:26 / SPORT ALFA PRESS
Thiago Motta pranë shkarkimit nga Juventusi, kush pritet ta

Disfata 0-4 në shtëpi nga Atalanta duket se po i sos durimin drejtuesve të Juventusit me teknikun Thiago Motta.

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Italisë dhe “rrëshqitja” nga gara për titull mund të shënojnë dhe fundin e 42-vjeçarit në krye të bardhezinjve.

Fatura e Thiago Motta-s po rritet dhe me këtë ritëm kualifikimi në Champions League nuk është garanci konfirmimi.

Menjëherë ka nisur puna për zëvendësimin e tij sezonin e ardhshëm, me drejtuesit që kanë tre emra në listë.

Më i preferuari është ai i Antonio Contes, i cili po bën mjaft mirë me Napolin këtë sezon dhe tifozët do ta donin sërish një rikthim të bujshëm të tij te “Zonja e Vjetër”.

Emri tjetër është ai i Gian Piero Gasperinit, i cili jo vetëm që turpëroi bardhezinjtë një natë më parë, por ka treguar dhe aftësitë e tij me Atalantën në vitet e fundit.

Gjithashtu nuk përjashtohet as mundësia e De Zerbit, i cili po bën mirë me Marseille në Francë, teksa disa klube në Itali po këmbëngulin që ta rikthejnë në Serie A.

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128