Tentuan të arratisen me 300 kg kokainë, përplasen me makinat e policisë, në pranga 2 shqiptarët në Spanjë

Dy shqiptarë dhe tre britanikë janë arrestuar nga policia spanjolle, në një operacion që çoi në sekuestrimin e 300 kg kokaine.
Hetimi për këtë grup kishte nisur në muajt e verës, pas informacioneve për trafik droge nga Amerika e Jugut.
Policia spanjolle ka ndjekur dy shqiptarë të cilët do të dorëzonin një sasi të madhe droge të fshehur brenda një kamioni.
Dyshimet e policisë u vërtetuan kur në Benicassim, dy shqiptarët e dorëzuan kamionin tek dy shtetas të tjerë, të cilët parapriheshin nga një tjetër automjet të drejtuar nga një bashkëpunëtor i tretë i tyre.
Policia ka ndjekur kamionin me dyshimin se po drejtohej për në Alicante ose Costa del Sol. Pasi pikasi policinë, drejtuesi i kamionit doli nga autostrada në afërsi të Denias. Gjatë ndjekjes kamioni përplasi dy makina policie dhe si përfundim u ndalua në një Hypermarket “Carrefour”.
Policia vuri në pranga tre personat që ndodheshin në dy automjetet, të cilët rezultuan shtetas anglezë. Pasi gjetën çelësat e kamionit, të cilat ishin hedhur nga drejtuesi, policia e hapi dhe zbuloi brenda 300 kg kokainë.
Në një operacion të njëkohshëm, u arrestuan edhe dy shtetasit shqiptarë në Benicassim. Këta të fundit janë shoqëruar nga policia spanjolle ditën e djeshme, teksa në disa banesa në dy bashki të Alicantes, ku janë kryer kontrolle.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


