Tiranë/ Prostitucion dhe kanabis në një banesë, arrestohen 3 persona

22 Shtator 2022, 12:33 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tiranë/ Prostitucion dhe kanabis në një banesë, arrestohen

Policia arrestoi tre persona, të cilët, kishin kthyer një banesë në rrugën " Thoma Koxhaj " në qendër ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.

Banesa ishte në pronësi të një 29-vjeçari me iniciale E.H i cili krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, ndërsa në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund.

 Sipas Policisë 29-vjeçari  ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike. Gjatë kontrolit të banesës së tij  ndodhej një person me iniciale P. Gj. (klient), një vazjë me iniciale S. K. dhe një tjetër person me iniciale  M. D., ky i fundit siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët., të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi kokaine.

Po ashtu u gjetën dhe sekuestruam 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.

 
29-vjeçari, klienti dhe personi që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike janë arrestuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Po ndodh...