Trafikantët shqiptarë në Amerikën e Jugut/ Karamuço: Janë mbi 3 mijë persona që lëvizin nga Ekuadori në Kolumbi. Të përfshirë edhe në…

6 Shkurt 2025, 21:41 / AKTUALITET ALFA PRESS

Trafikantët shqiptarë në Amerikën e Jugut/ Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço shpjegoi në studion e emisionit “360 gradë” se si shqiptarët kanë arritur që të bëhen ‘bosë’ të drogës në Amerikën Latine. Ai tha se shqiptarët kanë arritur të depërtojnë përtej tregut evropian drejt atij të Amerikës Latine me ndihmën e italianëve.

Sipas Karamuços, janë mbi 3 mijë persona që veprojnë atje. Ai tha gjithashtu se shqiptarët po përfshihen edhe në një tjetër ‘biznes’, atë të trafikut të qenieve njerëzore drejt SHBA. Eksperti tha se ka disa shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut që veprojnë në disa kampe në Meksikë.

Ervin Karamuço: Ne filluam në fillim të viteve ’90. Eksperimentet i bëmë me heroinën nga linja e Lindjes. Por për shkak se shumica e emigrantëve ishin në Itali, sidomos familjet e mëdha të Camorras apo Ndraghetas, i orientuan drejt tregut të kokainës. Ky treg filloi nga portet për t’i marrë nën kontroll dhe më pas tejkaluan Atlantikun se fituan besim.

Kështu u rritën. Në fillim kishin rolin e shpërndarësit, më pas me kalimin e viteve u rritën dhe pasuruan. Lejen e kanë marrë nga italianët. Me lejen e italianëve edhe në Amerikën latine kanë shkuar. Shikojmë bashkëpunimi italiano-shqiptar i çoi këta në Amerikën Latine. Nuk janë ende të pavarur. Edhe kur shkojnë takohen me kartelet që hyjnë në tregti e pazare, ata kanë një njeri që i telefonon më përpara. Ngjan sikur janë vetëm, gati 3 mijë e ca veta që lëvizin nga Ekuadori në Kolumbi. Edhe në Bolivi. Edhe Brazili ka një pjesë.

Ne kemi shqiptarë në Brazil që pak përmenden edhe aty. Kemi edhe në Meksikë për shkak se personat që kanë qenë aty shikojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Kjo punë po del tani. Këto grupe të organizuara të lidhura me kartelet dhe për shkak të shkëmbimeve të tyre që nuk i bëjnë vetëm me Evropën por edhe me Amerikën, kjo është risi.

Ne organizojmë edhe linjat e trafikimit në bashkëpunim me kartelet edhe në drejtim të Amerikës së Veriut, na ka bërë që të kemi edhe një aktivitet dytësor për korridore të tëra që deri dje kanë funksionuar shumë mirë të trafikimit të qenieve njerëzore nga Evropa drejt Amerikës së Veriut. Iu bëjnë pasaporta të falsifikuara, marrin paratë, dhe i fusin në SHBA. Në disa prej zonave të veriut të Meksikës edhe në kampe kemi shqiptarë të Kosovës dhe të MV.

 

 

Po ndodh...