Trafikuan 10 pistoleta Ekol Special/ Dosja me 4 persona të pandehur dërgohet në gjykatë

Katër persona nga Kosova që kishin arritur të ngrinin një linjë të trafikut dhe tregtimit të pistoletave “Ekol Special” në Shqipëri, janë marë të pandehur nga prokuroria e Tiranës.
Bëhet fjalë për një grup si Blerim Krasniqi, Benjamin Shala, Edonis Thaçi dhe Muhamed Krasniqi, që tashmë janë marë të pandehur dhe akuzohen për “Trafik armësh” të kryer në bashkëpunim.
Gjatë hetimeve të kryera prokurori i çështjes, Drini Pali, ka konstatuar se 4 personat e mësipërm kanë arritur në disa raste të ndryshme të fusnin nga Kosova në Shqipëri, disa pistoleta dhe më pas i tregtonin në Tiranë.
Grupi në fjalë i shiste armët e zjarrit nga 1500 deri ne 2000 euro përfshirë trasportin me autobuzat që vinin në Shqipëri nga Kosova.Në momentin e arrestimit, atyre ju sekuestruar dhe 10 pistoleta “Ekol Special”.
Hetimi tregoi se bëhet fjalë për disa raste ku në shumicën e episodeve organizator ka qënë Valter Osmani, që ideonte trafikimin dhe tregtinë e armëve nga Kosova në drejtim të Shqipërisë.
Ky episod pasoi operacionin e kryer në muajin shkurt 2024, ku policia sekuestroi 203 kallëpë tritoli C4, duke shpallur në kërkim dy kosovarët Dritëro Azemi, Flaka Avdullahi dhe duke arrestuar Rigon Maliqin, Shkëlqim Halabaku dhe Lion Pira, të tre nga Gjilani i Kosovës.
Në të dyja rastet policia ka aktivizuar një agjent policor duke krijuar besim tek trafikantët për blerjen e municioneve dhe armëve, kundrejt një shumë prej 1.500 euro secila.
Ndërsa në rastin e tretë, sërish dy agjentë kanë blerë brenda radhëve të grupit të tregtisë së armëve, 6 pistoleta “Zoraki”, me një vlerë që varionte nga 900 euro deri në 1 mijë euro.
Sipas burimeve të policisë, pistoletat janë blerë tek Valter Osmani, Euxhenjo Manushi dhe persona të tjerë./Oranews
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


