“S’duhet të jesh këtu fare, ulu dhe...”/ Zbardhen detaje se çfarë ndodhi mes Trump dhe Macron në Bazilikën e Shën Pjetrit

Takimi ballë-përballë i Trump me Zelensky-n në dy karrige të vendosura në qendër të Bazilikës së Shën Pjetrit me rastin e funeralit të Papa Françeskut ishte ngjarja diplomatike që shënoi ceremoninë e së shtunës në Vatikan.
Megjithatë, me sa duket, në takim u përpoq të merrte pjesë edhe presidenti francez Emmanuel Macron, por homologu i tij amerikan e ka nxjerrë “jashtë loje”.
Videoja ku Trump mesa duket i kërkonte Macron të largohej u bë virale në rrjet dhe një ekspert i leximit të buzëve i rekrutuar nga Daily Mail "lexoi" buzët e Presidentit të SHBA kur kreu i Elysse iu afrua.
Sipas Nicola Hisling, Trump i tha Macronit: "Qetësohu, ulu, më lër pak", - përpara se të shtonte disa sekonda më vonë: "Nuk duhet të jesh këtu, dua që të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu".

I njëjti ekspert zbuloi se me të dëgjuar këto fjalë, Volodymyr Zelensky u pajtua me Trump.
Eksperti arriti të “deshifrojë” edhe atë që kapën kamerat nga takimi Trump-Zelensky. Sipas analizës së tij, Zelensky i tha Trumpit: "Unë do të doja që ju ta bëni këtë, por jo në këtë mënyrë", ndërsa presidenti amerikan ju përgjigj: "Është një strategji interesante, ju keni sigurinë time".
Kujtojmë se Shtëpia e Bardhë e përshkroi takimin mes liderit amerikan dhe atij ukrainas si "shumë produktiv", ku Zelensky foli për një bisedë që mund të bëhet "historike".
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


