Tragjedi në plazhin e Artemisë, mbytet 56 vjeçarja shqiptare

Një tragjedi ka ndodhur në plazhin e Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës, kur një grua 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare.
Autoriteti Portual i Rafinës ka konfirmuar ngjarjen dhe ka raportuar se gruas i është ofruar ndihma e parë nga një roje plazhi, por pas kësaj ajo është transportuar me urgjencë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës “KORGIALENIO – BENAKEIO E.E.S.”, ku, për fat të keq, është konstatuar vdekja e saj.
Autoriteti Qendror Portual i Rafinës ka filluar hetimet paraprake dhe ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës për të zbuluar shkakun e vdekjes së gruas. Hetimet janë në vazhdim dhe synojnë të zbulojnë rrethanat dhe faktorët që kanë çuar në këtë tragjedi të papritur.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

