Trupi i saj pluskonte mbi ujërat e lumit Skumbin, zbardhet dinamika e ngjarjes! Gruaja u hodh në rrjedhën e lumit, u gjet pas 1 orë kërkimesh

Janë zbardhur detaje të reja mbi ngjarjen tragjike në zonën e Mengelit, ku një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi u mbyt në lumin Shkumbin.
Sipas informacioneve, disa banorë të zonës kanë vënë re një grua që dyshohej se vuante probleme të shëndetit mendor, e cila po vraponte përgjatë rrugës duke rrezikuar jetën.
Sipas asaj që raportohet gruaja u vetëhodh në rrjedhën e lumit Shkumbin. Efektivët u futën menjëherë në lumë për ta shpëtuar, por rryma e fortë e lumit e rrëmbeu, duke e bërë të pamundur nxjerrjen e menjëhershme të saj.
Menjëherë u aktivizuan forca të shumta policore, ndërsa kërkimet u mbështetën edhe me dron dhe u bashkuan nga specialistë të kërkim-shpëtimit, me mjete të posaçme për operacione në terren të vështirë.
Pas rreth një ore e gjysmë kërkimesh, trupi i pajetë i gruas u gjet në një distancë nga vendi ku ishte parë për herë të fundit.
Po ndodh...
“Luli i vogël” dhe halli i madh i Ramës e Berishës!
ide
Rigels Seliman: Haga nuk mund ta burgosë historinë e Kosovës
Nuk është Trusti i Lulelakrës, është Karteli i Arubës!
Tri krizat dhe tri zgjidhjet
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
