U akuzuan për korrupsion! Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi për të gjithë pedagogët e shoqëruar sot në polici

1 Nëntor 2024, 21:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

U akuzuan për korrupsion! Prokuroria e Elbasanit nxjerr urdhër ndalimi
Prokuroria e Elbasanit ka nxjerrë urdhër-arreste për të gjithë pedagogët e Universitetit të Elbasanit, që janë shoqëruar sot në polici.

Të gjithë pedagogët janë vendosur në paraburgim. Të hënën pritet që të dalin përpara gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë.

Kush janë pedagogët e ndaluar:

Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha, Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj, Lënda: Edukim gjinor ne fëmijërinë e hershme.
Dhe sekser Gazmend Hodaj

Gjatë ditës së sotme, janë pezulluar nga puna shtatë pedagogë të mësuesisë në Universitetin e Elbasanit, pasi janë nën hetim për korrupsion. Dyshohet se pedagogët përfitonin para nga studentët, në këmbim të notës kaluese. Hetimet kanë nisur gjatë sezonit të vjeshtës, ku studentët kanë denoncuar marrjen e ryshfetit kundrejt notës kaluese.

Po ndodh...