U arrestua duke ngrënë drekë me Xhevdet Plakun dhe 6 të tjerë, dosja për Voltan Xhanin i kalon SPAK! I dyshuar për...

5 Qershor 2025, 17:35 / AKTUALITET ALFA PRESS

I ka kaluar SPAK dosja hetimore ndaj Voltan Xhanit, 39-vjeçarit i cili u arresua disa ditë më parë në Gjirin e Lalëzit, teksa hante drek me Xhevdet Plakun dhe 6 të tjerë.

Xhani ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike” kryer në bashkëpunim dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”.

Ai dyshohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Elis Rroshkodolit në Shkodër.

Gjatë kontrollit fizik dhe në çantën e tij, Policia gjeti ditën e arrestimit dhe një armë zjarri pistoletë me fishkë në fole, gati për qitje.

Njoftimi

1. Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
me datë 03.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Rivlerësimin e
masës së sigurimit “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj
personit nën hetim Voltan Xhani, fillimisht me vendimi nr. 632 (3706), datë 08.09.2024,
të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me
vendimin nr. 309 (1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit
të Përgjishëm Shkodër, e cila ka shpallur moskompetencën lëndore të saj, po në këtë
datë.”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet
88, 112 dhe 238 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 59, datë 05.06.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i
Kodit të Procedurës Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Voltan Pertrit
XHANI, me vendimin Nr. 632 (3706), datë 08.09.2024, të Gjykatës së Shkallës
së Parë të Juridiksionit të Përgjishëm Shkodër, e verifikuar me vendimin Nr. 309
(1777), datë 25.05.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të
Përgjishëm Shkodër.

2. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.

3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në në Gjykatën e Posaҫme të Apelit
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky
afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi

 

 

Po ndodh...

ide