U gjet i masakruar në pyll, hetuesit italianë dyshojnë se Bledar Dedja kishte lidhje homos*ksuale, gruaja kishte punësuar një dedektiv privat

28 Janar 2024, 16:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

U gjet i masakruar në pyll, hetuesit italianë dyshojnë se Bledar

Detaje të reja po zbardhen dita ditës në lidhje me vrasjes e shqiptarit Bledar Dedja në Itali i cili u gjet i masakruar në pyll dhe gjysmë i zhveshur. Pas hapjes së pistës se ngjarja mund të jetë krim pasioni hetuesit dyshojnë se ai mund të këtë pasur lidhje homoseksuale. Mediat e huaja raportojnë se viktima bënte një jetë të dyfishtë dhe se ai përdorte shumë programet e takimeve.

Mësohet se gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën. Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund.

Hetuesit janë fokusuar në rrethin e njohjeve të kopshtarit shqiptar, po shqyrtojnë bizneset e tij, profilet në rrjetet sociale, tabulatet e telefonit por edhe klubet ​​që ai frekuentonte. Karabinierët kanë marrë në pyetje rreth 30 persona, duke përfshirë miqtë dhe të afërmit e viktimës.

Për të zgjidhur misterin, hetuesit kanë bërë kqyrjen kamerat e sigurisë të cilat po ekzaminohen. Nëse në kamera janë kapur detaje kjo do të silljte një zgjidhje vendimtare për çështjen e cila trondit Italinë. Hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale. Pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128