U kap mat duke shitur kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

17 Qershor 2024, 10:06 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kap mat duke shitur kanabis, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Arrestohet 30-vjeçari në Durrës, pasi u kap mat duke shitur kanabis. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet L. Sh.

NJOFTIMI I POLICISE

Vijon megaoperacioni kombëtar antidrogë “Tempulli 3”. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 30-vjeçar që shiste lëndë narkotike. 30-vjeçari tentoi të largohej me vrap kur pa punonjësit e Policisë. Sekuestrohet një sasi kanabis që 30-vjeçari do ta shiste në zonën e Nishtullës, Durrës. Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.