U kap me 23 kg kokainë në makinë, dënohet me mbi 3 vite burg shqiptari në Belgjikë

Një shqiptar është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg pasi u kap duke transportuar 23 kilogramë kokainë në makinën e tij.
Shqiptari ishte liruar pasi kishte paguar një garanci pasurore, por megjithatë gjykimi i tij u bë në mungesë.
Shqiptari u ndalua në trafik nga policia, ndërsa u shfaq shumë nervoz saqë oficerët vendosën t’i kontrollonin makinën. Brenda automjetit të shqiptarit ishte fshehur një pako me kokainë nën sediljen e pasagjerit.
Gjatë kontrolleve të imtësishme në automjet, policia gjeti gjithashtu edhe 21 pako të tjera me kokainë.
“Në total ishin 23 kilogramë. Ai rrëfeu gjithçka dhe tha se i kishin premtuar 5000 euro për të kryer transportin. Kokainën e kishte fshehur vetë në makinë, por për shkak se ndarja e fshehur ishte shumë e vogël, ai duhej të fshihte dy pako në tastierën qendrore dhe nën sediljen e pasagjerit”, sipas prokurorit publik.
Ai dukej se kishte një adresë të përhershme në Luksemburg dhe u lirua pasi pagoi një kusht prej 10,000 eurosh. Megjithatë, ai nuk u paraqit në gjykatë të hënën.
Për këtë arsye prokurori publik kërkoi që lirimi me kusht të shpallet i pavlefshëm dhe kërkoi dënimin me burg prej dyzet muajsh për shqiptarin, ndërsa vendimi pritet të jepet më 28 prill.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


