U kapën me drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

5 Shkurt 2025, 17:20 / AKTUALITET ALFA PRESS

U kapën me drogë, arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona janë vënë në pranga në Tianë.

Arrestimi i tyre ka ardhur pasi gjatë kontrollit fizik policia iu gjet lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Të arrestuarit janë shtetasit me inicialet N. P., 28-vjeçari, R. I., 28 vjeç dhe 35-vjeçari E. Sh. Policia sekuestroi lëndën e dyshuar narkotike në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“DVP Tiranë Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit, N. P., 40 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, R. I., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis dhe E. Sh., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128