Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen në aeroportin e Trevizos 3 shqiptarët, mes tyre dhe një vajzë

5 Shkurt 2025, 23:44 / AKTUALITET ALFA PRESS

Udhëtonin drejt Irlandës si ‘francezë’, arrestohen
U përpoqën të bashkoheshin si turistë mes shumë pasagjerëve që hipnin në fluturimin e ‘Ryanair’ me destinacion për në Cork të Irlandës, duke u përpjekur të mashtrojnë kontrollet e sigurisë teksa përdorën pasaporta franceze të falsifikuara dhe dy karta identiteti franceze, por nuk ia dolën dot.

Tre të rinj shqiptarë janë arrestuar në aeroportin e Trevizos, pak para se të hipnin në bordin e avionit.

Kontrollet e kryera nga Policia Kufitare në Aeroportin ‘Treviso Canova’, duke përdorur gjithashtu pajisje të sofistikuara, bënë të mundur konstatimin se dokumentet e paraqitura nga 3 udhëtarët, dy burra 34 dhe 27 vjeç dhe një grua 24 vjeçe, ishin falsifikuar me zgjuarsi, informon media.

Të tre u dërguan në policinë kufitare dhe u shoqëruan në zyrat e aeroportit, ku rrëfyen se në të vërtetë ishin tre shtetas shqiptarë dhe se donin të arrinin në Irlandë për arsye pune.

 

Po ndodh...