Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen dy persona

25 Shkurt 2024, 17:48 / AKTUALITET ALFA PRESS

Ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen dy persona

Policia ka vënë në pranga një 46-vjeçar në Fier, i cili ishte në kërkim për dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu është arrestuar në flagrancë edhe një 51-vjeçar duke dhunuar gruan e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të  Stacionit të Policisë Patos ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 46 vjeç banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu uniformat e Policisë Roskovec arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 51 vjeç, banues në fshatin Velmish, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128