Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala: Policia ka shoqëruar disa persona. Dyshohet për bashkëpunëtorë të jashtëm

24 Korrik 2025, 21:58 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Klodiana Lala: Policia ka shoqëruar

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Log” u shpreh se për krimin në familje që ka ndodhur sot në fshatin Frashër të Patosit, policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj.

Lala tha se vajza 26 vjec ka vrarë babain duke e shtrënguar me tel.

“Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

 

Po ndodh...