Vangjush Dako kërkon lirinë në Apelin e GJKKO, disa ditë pas arrestimit

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako i është drejtuar Apelit të Gjykatës së Posaçme duke kërkuar ndryshimin e masës arrest me burg që iu caktua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Brenda 15 ditëve mund të merret në shqyrtim kërkesa e ish kryebashkiakut për ndryshimin e masës së sigurisë.
GJKKO la në burg pak ditë më parë ish kryebashkiakun e Durrësit, i cili akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në 2 raste. Në seancë Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Përpara gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.
Sipas Dakos kjo procedurë prokurimi publik është zhvilluar nga specialistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni. Pretendimet e kryebashkiakut se nuk e ka shkelur në asnjë moment procedurën e prokurorimit për këtë tender nuk i kanë bindur togat e zeza. Ndërsa lidhur me lejen e pallatit, Dako është shprehur se nuk ka pasur dijeni se sa kate është pallati. Avokati i tij, Petrit Ismaili u shpreh se prokuroria nuk paraqiti fakte dhe vendimi ishte i ngutshëm ndërsa theksoi se do e provojnë se Dako nuk ka kryer vepër penale. Edhe për shëtitoren që SPAK pretendon se fondi limit u rrit për një presje dhjetore, që e zgjedhori projektin nga 2.04 hektarë në 20,4 hektarë, avokati i Dakos pretendon të kundërtën, se gafa është e Prokurorisë së Posaçme.
-
Greqia miraton ekstradimin e Laert Haxhiut, refuzohet kërkesa për azil
14 Qershor, 11:49
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

