
Vdekja e 3-vjeçarit në Shkodër/ Reagon drejtori i Spitalit: Rekomanduam prindërit që fëmija të shtrohej, por babai e mori në shtëpi! Të nesërmen e solli sërish, i mituri ishte në gjendje të rëndë

Drejtori i spitalit të Shkodrës, Senad Halluni, ka reaguar lidhur me vdekjen e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë dy dit më parë në spitalin e Shkodrës.
Halluni thotë se fëmija u paraqit me 21 shkurt në spital dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete.
Pastaj fëmija ka ardhur të nesërmen përsëri por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete.
Halluni thotë se 45 minuta më pas, fëmija ndërroi jetë.
Senad Halluni: Është paraqitur me datë 21 shkurt 3 vjeçari dhe pasi ka marrë mjekim i është rekomanduar që të shtrohet në spital por babai ka vendosur që ta marrë me vete. Pastaj ka ardhur të nesërmen përsëri por ka qenë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore pothuajse pa shenja jete. 5 reanimator dhe mjek të tjerë janë përpjekur që ta mbajnë në jetë por ka qenë e pamundur. 45 minuta më pas ndërroi jetë. 30 minuta pas tij ka ardhur motra 7 vjeçare me të vjella dhe mjekët e pediatrisë kanë vendosur që ta transportojnë në Tiranë dhe është transportuar në QSUT në repartin intensiv.
Më pas janë lajmëruar organet përkatëse për të bërë autopsinë. Fakti që me të njëjtat shenja është edhe e motra e tre vjeçarit janë angazhuar mjekët dhe toksikologët për të gjetur shkakun e kësaj ngjarje. Nëse është helmim apo virozë e stinës e vendos diagnoza dhe analiza përfundimtare.
Greta Naraçi (shefe e pediatrisë): Në momentin kur ka ardh fëmijë ishte në gjendje të shokut kardiak, insuficiencë kardiake tepër e rëndë dhe ishte shumë vonë për ne që të japim ndihmën e duhur. Ishte situatë e vështirë dhe ne u munduam që ta ulim në reanimacion por koha ishte shumë e shkurtër dhe nuk na la kohë për diagnozë. Në dijeninë tonë prindërit na thanë se nuk kishte konsumuar asgjë dhe nuk kemi mundur që të vendosim se çfarë është. Ishte e vështirë për t’i marrë edhe gjakun.
Jam e ngarkuar emocionalisht shumë. Ardhja e fëmijës së dytë me gjyshërit dhe jo me prindërit sepse ata vendosën firmën dhe ikën duke menduar se virozë dhe pastaj kur erdhi fëmija i dytë vendosëm gjithë bashkë që vajza të dërgohet në Tiranë. Vajza është në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk kemi asnjë konfirmim deri më tani se cili është shkaku.

Fundi i një Lideri të fortë edhe njëkohësisht të dobët, si rasti Rama!
ide


“Sovranistët” rusofil

Si të kapësh peshkun më të madh!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128