Vdekja e dy punëtorëve në Shëngjin, pezullohen punimet në kantieret e ndërtimit, policia bën hapin e papritur

Janë pezulluar punimet në kantiere, pasi dy ngjarjeve të rënda të raportuara në Shëngjin. Dy punëtorë humbën jetën pas incidenteve të ndodhura gjatë punës
Mësohet se policia e Lezhës ka kërkuar bashkëpunim për Inspektoratin e Punës dhe Inspektoratin vendor, për t’i dhënë fund paligjshmërisë.
Ndërkohë bëhet me dije se ka një hetim të gjerë të Prokurorisë për të përcaktuar edhe përgjegjësitë, por edhe për të hetuar për kontrollet për mbrojtjen e sigurisë në punë.
Kujtojmë se një ditë më parë, humbi jetën në vendin e punës punëtori, Preng Gjoni. Gjithashtu një 28-vjeçar ra aksidentalisht nga lartësia e pallatit ku po punonte dhe për pasojë ndërroi jetë. Nga hetimet rezultoi se ndërtimet në pallat, po kryheshin pa leje dhe se nuk ishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

