Vëllezërit vrasës me dhjetëra apartamente, vila e toka/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal, gjenden mbi 1 milionë euro

1 Gusht 2024, 18:03 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vëllezërit vrasës me dhjetëra apartamente, vila e toka/
Dhjetëra pasuri të grupit kriminal të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja janë sekuestruar gjatë operacionit “Plumbi i Artë”.

Sipas SPAK, në zbatim të vendimit të gjykatës me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar  42 pasuri, midis të cilave 38 pasuri të paluajtshme, si apartamente, vila, tokë arë, pallat në ndërtim 4 katësh dhe katër llogari bankare.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 8 ambiente në ndryshme në përfundim të të cilëve është sekuestruar një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një shumë totale mbi 1 000 000 euro si dhe prova të tjera materiale që paraqesin interes për hetimin.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gjykata e Posaçme Anti Korrupsion caktoi masa sigurie personale për 33 shtetas. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka ekzekutuar në datën 31.07.2024 masa nsaj 13 shtetasve ndërkohë që 2 shtetas të tjerë gjenden të arrestuar jashtë vendit.

Po ndodh...