Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja cilët individë prek

19 Mars 2024, 09:53 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vendimi i ri që pritet të kufizojë hyrje-daljet në Greqi, ja

Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë.

Të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për leje qëndrimi në Greqi nuk do të mund të dalin apo hyjnë edhe nëse kanë një vërtetim. Vendimi është publikuar nga komuniteti shqiptar në Greqi, por ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, nuk do munden që të udhëtojnë drejt vendeve të tyre.

Vendimi i publikuar në rrjete sociale nga Komuniteti Shqiptar në Greqi, vlen edhe për ata që kanë në duar vërtetimin që kanë aplikuar për rinovim të lejes së qëndrimit apo aplikuesit për herë të parë.

Vendimi hyn në fuqi pas datës 30 mars dhe nga kjo datë emigrantëve nuk do t’u lejohet as dalja dhe as hyrja në shtetin grek. 

Gjithashtu ky vendim nuk ka përjashtim për asnjë lloj kategorie.

 

Po ndodh...