Video/ Aksidenti tragjik në Greqi që i mori jetën 22-vjeçarit nga Cërriku, publikohet momenti i ngjarjes

Vijojnë të dalin të tjera detaje nga aksidenti që i mori jetën 22-vjeçarit shqiptar në Greqi, Angjele Saliut.
Mediat greke raportojnë se 22-vjeçari me origjinë nga Cërriku u përplas me një makinë teksa ishte duke udhëtuar me motor në zonën Nea Eritrea. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.30.
Në videon e publikuar nga mediat greke shihet momenti kur makina zvarritet për disa metra dhe godet trotuarin. Pamjet tregojnë shkëndijat që ‘fluturojnë’ nga shpejtësia. Sipas dëshmitarëve okularë, i riu shqiptar ka rënë me kokë në bordurë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Nga veprimet e para në vendngjarje është konstatuar mungesa e kaskës mbrojtëse tek viktima ndërkohë që drejtuesi i automjetit, greku Konstantino Ioannou 63-vjeç, është shoqëruar nga Policia për veprime të mëtejshme proceduriale.
Po ndodh...
Berisha plaket "kur do vetë”, por PD po jep shpirt!
ide
Të korruptuar në mënyrë të pashërueshme!
Protesta si burimi i ri i legjitimitetit politik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
