Video/ Shkrumbohet nga flakët magazina në Pogradec

Në Petrushë të Pogradecit një magazinë është përfshirë nga flakët, ndërsa në vendngjarje janë dy zjarrfikëse nga Pogradeci dhe një nga Maliqi.
Bëhet fjalë për një magazinë të grumbullimit frigoriferik, që ndodhet afër nënstacionit elektrik, që nuk u rrezikua falë ndërhyrjes së shpejtë. Nga zjarri nuk ka të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për të sqaruar rrethanat e zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
