
'Vjen djali i Zhakut' dalin përgjimet, cili ishte roli i djalit të Bledi Çuçit në kontrabandën e ilaçeve

Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se është arrestuar në Itali për kontrabandë ilaçesh dhe pacientësh shqiptarë që të merrnin karta shëndeti të falsifikuara në kohën e Covid, djali i ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, Endi Çuçi.
Por cili ishte roli i djalit të ministrit?
Përgjimet telefonike janë realizuar nga Prokuroria italiane dhe po këto përgjime zbulojnë kontrabandën e ilaçeve dhe falsifikimin e dokumenteve mjekësore.
Në lidhjen telefonike të raportuar më poshtë, VLADIMIR PETO ka konfirmuar ardhjen e nipit të tij.
Ndue Pulaj i konfirmoi Evisa Sulejmanit dërgimin e barnave falë transportit të Endi Çuçit.
Ndue Pulaj: Dhe të shtunën të sjell Tamoxifene…
Erisa Sulejmani: E shtunë?
Ndue Pulaj: E shtuna vjen djali i Zhakut… (Zhaklinë Peto, ish bashkëshortja e Bledi Çuçit dhe e ëma e Endi Çuçit, juriste dhe ish-kandidate për në KED).
Sipas dosjes, Endi Çuçi vetëm 24 vjeç, akuzohet se ka gisht në rrjetin e trafikantëve që u zbulua disa ditë më parë, të cilët kontrabandonin ilaçe por edhe emigrantë të paligjshëm me pretendimin se ishin të sëmurë.
Endi Çuçi rezulton se kishte rolin e transportuesit të barnave.

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128