Vodhën monedha floriri dhe më pas i shisnin “online”, arrestohen babë e bir në Tiranë

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohen se kanë vjedhur dhe më pas kanë nxjerrë në shitje monedha si prej floriri.
Bëhet me dije se në pranga kanë rënë babë e bir, Kadri dhe Klevis Forgali. Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Gold coins”.
Shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si ato prej floriri, vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir).
Sekuestrohen 467 monedha si ato prej floriri, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve, disa prej tyre të dyshuara të vjedhura.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Gold coins”, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasit K. F., 65 vjeç dhe K. F., 35 vjeç (babë e bir), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtyre dy shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën 467 monedha si ato prej floriri, 3 prej të cilave dyshohet se janë vjedhur më parë në një banesë. Monedhat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas reklamonin dhe shisnin online, në rrjetet sociale, monedha si të ato të floririt, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
-
Apeli i GJKKO konfirmon arrestin me burg për Fredi Belerin
1 Qershor, 11:44 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


