
Vranë me thikë 19-vjeçarin, jepet sot masa e sigurisë për dy të rinjtë. ‘Blindohet’ Gjykata e Fierit

Nën masa të forta sigurie, kanë mbërritur në gjykatën e Fierit dy autorët e dyshuar të vrasjes së 19- vjeçarit Grei Bihuci dhe plagosjes së shokut të tij 20-vjeçar Olti Serjanaj.
Florjan Muka dhe Klajdi Muka do të njihen sot me masën e sigurisë teksa mbi ta rëndon akuza e vrasjes në bashkëpunim dhe e mbajtjes pa leje të armëve të ftohta.
18-vjeçari Florjan Muka, ra në prangat e policisë pasi goditi për vdekje me thikë në qendër të qytetit Grei Bihucin, i cili nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra dhe plagosi 20-vjeçarin Olti Serjanaj i cili ndërhyri për të shuar sherrin.
Klajdi Muka u arrestua vetëm një ditë më pas, në vijim të veprimeve të thelluara hetimore.
Konflikti i nisur në rrjetet sociale përfundoi në përleshje fizike duke shkaktuar një viktimë.
Ngjarja e rëndë ka shokuar gjithë opinionin publik e veçanërisht komunitetin fierak te cilët e kanë nderuar 19-vjeçarin me homazhe në vendin e ngjarjes.
Trupi gjykues i përbërë nga Prokuror Petrit Vuka dhe gjyqtar Noel Veizi do të dëgjojnë dëshmitë e dy të rinjve për të vendosur masën e sigurisë.
Sipas dosjes hetimore mësohet se sherri ka nisur në dhjetor të vitit të kaluar për një thikë dhe në të janë përfshirë disa persona.
Konflikti ka zgjatur deri në ditën e ngjarjes ku të rinjtë janë takuar për tu pajtuar, por pikërisht në këtë moment në sherr janë përfshirë më shumë persona.
Personat e përfshirë në sherr ditën e ngjarjes kanë qenë dy personat e arrestuar Florjan e Klodjan Muka, Grei Bihuci, Olti Serjanaj, Nebi Alimadhi dhe dy persona të paidentifikuar, palë me Nebiun dhe Grei Bihucin.
-
Vidhet një argjendari gjatë natës te “Rruga e Dibrës”
14 Mars, 10:48 -
-
-
Aksident me vdekje në Shijak, makina përplas këmbësorin
14 Mars, 10:08

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128