Vrasja e 23-vjeçari në Mat, shoqërohen 4 persona! Viktima i përfshirë në trafikun e drogës

Katër persona janë shoqëruar nga Policia e Matit si të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, i cili u gjet i pajetë në afërsi të liqenit të Shkopetit.
Të shoqëruarit janë persona që më herët kanë pasur konflikte me viktimën, kanë deklaruar se debatet që kishin me 23-vjeçarin i kishin mbyllur dhe nuk kanë dijeni për rrethanat e krimit.
Pasi u morën në pyetje për disa orë, u liruan nga policia, por pavarësisht kësaj do të vijojnë të mbahen në mbikëqyrjen e policisë.
Policia i ka përqendruar hetimet në disa pista, si konfliktet që i riu mund të ketë pasur, brenda dhe jashtë territorit shqiptar.
Sipas burimeve, në Gjermani, nga ku ishte deportuar pak muaj më herët, ka qenë i përfshirë si shpërndarës i lëndëve narkotike.
Këtë aktivitet dyshohet se po e vijonte së fundmi edhe në qytetin e tij. Në vendin tonë 23-vjeçari nuk ka precendent te theksuar kriminal, por i dyshuar dhe hetuar për vjedhje banesash.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
