Vrasja e 43-vjeçarit shqiptar në Itali, në pranga edhe një grua

Pas arrestimit të një 30-vjeçari me banim në Mathi, me dyshimin se ishte i përfshirë në vrasjen e kontraktorit shqiptar Fatmir Ara, 43-vjeç, Policia Italiane vë në pranga edhe një grua 44-vjeçare.
43-vjeçari shqiptar u gjet i vdekur më 4 shtator në fshatin San Carlo, Canavese pranë Torinos.
Sipas medieve italiane të dy të arrestuarit akuzohen për bashkëpunim në vrasje me paramendim.
Fatmir Ara u gjet i lidhur në një pemë dhe sipas autoriteteve fillimisht u masakrua me thikë para se të ekzekutohej me të paktën 3 plumba pistolete, edhe pse dyshohet se janë përdorur dy armë zjarri nga autorët.
Fatmir Ara në zonë njihej nga të gjithë si “Miri”.
Përveç përfshirjes së tij në trafikun e drogës , Ara, disa vite më parë (2018) ishte arrestuar dhe i dënuar me tri vite burg.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



