Zbulohet kujt i përket makina e djegur gjatë natës në Bilisht, kush është 27-vjeçarja që nuk i ndahen telashet

25 Shtator 2022, 09:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet kujt i përket makina e djegur gjatë natës në

Mbrëmjen e djeshme një mjet është shkrumbuar nga flakët në Bilisht, në pronësi të Dezi Arapit.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:20, në qytetin e Bilishtit, ka rënë zjarr në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetases D. A., banuese në Bilisht, i cili ishte i parkuar para banesës. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Por kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçares i digjet mjeti, pasi edhe më herët i kanë vënë flakën një tjetër mjeti të saj në 2018.

“Jam e bindur që zjarrin ma ka vënë babai i vajzës me të cilën pata konflikt. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00 sapo unë u largova nga makina. Shpërthimi ka qenë i madh dhe shtëpitë janë tronditur,” tregoi Arapi për BalkanWeb në atë kohë.

Ndërkohë pak muaj më parë Arapi është vënë në pranga, pasi ka prishur qetësinë publike në qytetin e Bilishtit, ndërsa është ndjekur penalisht në gjendje të lirë motra e saj 23 vjeçe.

Po ndodh...