Vrasja e Aldi Ramës, efektivi i Lezhës përballet me drejtësinë

Përballet me drejtësinë efektivi i policisë së Lezhës Myrteza Mehmeti për akuzën e Kryerjes së Veprimeve Arbitrare. Sipas akuzës së ngritur, Mehmeti ka kryer veprime arbitrare gjatë arrestimit të 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili u vra nga policia pasi kishte qëlluar për vdekje oficerin e policisë Saimir Hoxha në shtator të vitit të shkuar.
Dosja ndaj efektivit të policisë ka kaluar për gjykim në themel nga gjykatësi Ilir Perdeda pasi ishin zhvilluar më herët disa seanca paraprake dhe prokurori Francesk Ganaj ka depozituar provat e grumbulluara për rastin
Myrteza Mehmeti ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij, por sipas prokurorisë është provuar keqtrajtimi i 21-vjeçarit Aldi Rama gjate momentit të kontrollit ndaj të riut.
Kallëzimin e kishte bërë vetë 21-vjeçari Rama para se të kryente vrasjen e oficerit të policisë duke pretenduar se ishte dhunuar e keqtrajtuar nga policia ndërsa ishte ndaluar me lëndë narkotike dhe një armë të ftohtë.
Hetimet janë kryer për 3 efektivë që kanë qenë pjesë e patrullës në ditën e ngjarjes, por vetëm për Myrteza Mehmetin prokuroria pretendon se ka siguruar prova që e ngarkojnë efektivin e policisë me veprën penale për të cilën akuzohet.
-
-
Sekuestrohet trualli me vlerë 1.2 milionë euro tek Uji i Ftohtë
4 Nëntor, 10:54 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



