Vrasja e Martin Canit/ Zv.drejtori i Policisë: Nuk është përdorur thika e postuar në rrjetet sociale, por…
Në emisionin “Top Story” në Top Channel u diskutua rreth ngjarjes tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, e cila ndodhi dhjetë ditë më parë në Tiranë. Zëvendësdrejtori i Krimit në Tiranë, Erion Ismaili, ndau detaje të reja mbi hetimet dhe përgënjeshtroi disa informacione të publikuara në rrjetet sociale.
“Thika që është postuar në rrjete sociale nuk është ajo e përdorur në krim. Nga ekzaminimi i thikës së sekuestruar kemi gjetur mbetje të gjakut dhe analiza vijojnë. Procesi hetimor nuk ka përfunduar, por po zhvillohet me intensitet dhe çdo spekulim duhet shmangur,” tha Ismaili.
Kjo deklaratë vjen pas spekulimeve të shumta në publik dhe rrjete sociale që kanë përhapur informacione të pasakta mbi ngjarjen.
“Thika që është postuar është tjetër. Nuk është ajo. Nga ekzaminimi i thikës ka mbetje të gjakut, po bëhen ende ekzaminime dhe së shpejti do dalim në një përfundim. Ajo çfarë ne themi në komunikatën e policisë është e vërtetë. Procesi hetimor nuk ka mbaruar vazhdon. Është spekuluar.”, tha ai.
Turpi i revolucionarëve të Saliut në Bruksel
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128