Vrau me çekiç gruan dhe i fshehu trupin, dënohet me burgim të përjetshëm në Athinë 39-vjeçari shqiptar, Kastriot Cenko
Gjykata e Athinës ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij 32-vjeçare dhe nënës së fëmijëve të tyre, Alba Cenko.
Sipas vendimit të gjykatës, i akuzuari, një punëtor ndërtimi, gjithashtu do të vuajë 2 vite e 6 muaj burgim për mbajtje dhe përdorim armësh. Ai u shpall fajtor për vrasje me dashje në gjendje qetësie mendore, me shumicë votash (6-1). Një prej anëtarëve mendonte se krimi mund të ishte kryer në shpërthim emocional, por kjo nuk u pranua.
Ngjarja tragjike ndodhi nëntorin e vitit 2024, ku i akuzuari goditi gruan me çekiç, i lidhi një kabllo rreth qafës së saj dhe më pas e fshehu trupin në tavane.
Për pesë ditë, ai i shpërqendroi familjarët dhe miqtë duke pretenduar se bashkëshortja kishte shkuar jashtë vendit për punë. Më pas pranoi vrasjen tek policia.
Prokurori theksoi gjatë gjyqit se i akuzuari veproi me qetësi të jashtëzakonshme mendore, planifikoi të mbulonte krimin dhe nuk tregoi asnjë pendesë. Viktima, sipas tij, ishte një grua punëtore që kishte vetëm qëllim të rrite fëmijët.
Gjatë mbrojtjes, 39-vjeçari deklaroi se kishte humbur kontrollin pasi viktima i tha se njëri prej fëmijëve nuk ishte i tij dhe i kishte folur me ironi. Ai mohoi çdo planifikim paraprak, duke thënë se veproi në moment të zemërimit.
“Isha i hutuar kur më tha se njëri prej fëmijëve nuk ishte im dhe e tha me ironi. Nuk kuptova si arrita në atë pikë. Kur e godita me çekiç, ajo ra në shtrat. Nuk e di si e mora kabllon në dorë. Për një moment tentova ta ndihmoja, por nuk kishte kthim mbrapa”, ka dëshmuar ai.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128