Sulmi në Rumani, ish-presidenti rus Medvedev shpërthen ndaj BE-së: Mbylleni gojën për dronin! Liderët europianë janë idiotë

29 Maj 2026, 16:11 / BOTA ALFA PRESS
Sulmi në Rumani, ish-presidenti rus Medvedev shpërthen ndaj

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev reagoi ashpër ndaj vendeve të Bashkimit Europian pas incidentit në Galați të Rumanisë, ku një dron goditi një pallat dhe plagosi dy persona.

Në një postim në rrjetet sociale, Medvedev deklaroi se fillimisht duhet të verifikohet origjina e dronit, por shtoi se “të gjitha vendet e BE-së duhet ta mbyllin gojën për këtë çështje”.

Ai akuzoi shtetet e Bashkimit Europian se janë të përfshira drejtpërdrejt në luftën kundër Rusisë, duke pretenduar se po luftojnë Moskën përmes forcave ukrainase.

Medvedev sulmoi edhe liderët europianë, të cilët i quajti “liderë idiotë të BE-së”, duke thënë se ata e dinë shumë mirë si mund të përfundojë lufta.

“Përgjegjësia është e tyre. Kërkoni përgjigje prej tyre”, deklaroi ish-zyrtari rus.

Po ndodh...

ide