Vrau me çekiç partneren, Apeli i Bolzanos lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për Avni Meçja

25 Janar 2025, 22:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vrau me çekiç partneren, Apeli i Bolzanos lë në fuqi
Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi vrasjen e rëndë të partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu. Mediat vendase shkruajnë se marangozi i pandehur u arrestua dhe akuzua se vrau gruan me goditje çekiçi në kokë, mbrëmjen e 22 Tetorit 2022, në banesën e tyre në Viale Trieste.

Gjithashtu Prokurorja Donatella Marchesini kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata konfirmoi dënimin e shkallës së parë me 24 vjet burg, informon media italiane. Krimi në familje u rrëfye nga vetë Meçja pas prangosjes, teksa pohoi se e ka goditur disa herë në kokë me çekiç.

Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili denigroi në dhunë fatale.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128