E rëndë në Paris, dy adoleshentë vrasin me thikë 14-vjeçarin për t’i marrë celularin
25 Janar 2025, 21:45 / BOTA

Një djalë 14-vjeçar u vra në Paris, pasi nuk pranoi t’u jepte celularin dy adoleshentëve, 16 dhe 17 vjeç, të cilët janë arrestuar, njoftojnë autoritetet franceze.
Ndërsa i mituri po linte stërvitjen e futbollit, në mbrëmje, dy persona i kërkuan telefonin. Kur ai nuk pranoi ta dorëzonte, 14-vjeçari u godit me thikë në shpatull.
Një mik i tij që ndodhej në vendngjarje i dha ndihmën e parë dhe ishte po ai që ndihmoi autoritetet në identifikimin e autorëve, njoftoi prokuroria.
Dy adoleshentët, banues në Paris, janë arrestuar dhe rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm.
Sipas prokurorisë, dy adoleshentët ishin të njohur për organet e akuzës për vjedhje dhe krime të tjera.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
Nga Bato Kosova
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Nga Taulanda Jupi
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Nga Roland Lami
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

