Vritet babai i Andrea Kalemit/ Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz në Memaliaj. Si u porosit nga Dubai

21 Korrik 2024, 08:56 / AKTUALITET ALFA PRESS

Vritet babai i Andrea Kalemit/ Zbardhen detaje të reja nga atentati mafioz

Tre të vrarë dhe një i plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i një atentati të ndodhur mbrëmjen e 20 korrikut 2024 që tronditi qytetin e Memaliajt. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.

Shënjestër e atentatit ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit. Të vrarë kanë mbetur kamerieri 36-vjeçar, Gledio Muka dhe klienti 47-vjeçar, Marsel Çela. Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije po ashtu se në gjendje të rëndë është edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Andrea Kalemit. Ai ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me të vëllanë Shyqyri Kalemi, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.

Autorët, që dyshohet se kanë qenë të paktën 3 persona, kanë ardhur me makinë të zezë nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit. Një prej tyre ka zbritur nga mjeti dhe ka qëlluar me breshëri në drejtim të 74-vjeçarit Shyqri Kalemi, i cili ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit. Plumbat kapën dhe vëllanë e tij, si edhe kamarierin që ishte pranë tavolinës. Ndërkohë, klienti që mbeti vdekur ka qenë brenda në lokal.

Dyshohet se atentati është kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa pista kryesore ku po hetohet janë përplasjet mes fiseve Kalemi dhe Papa. Seria e krimeve nisi kur u ekzekutua me tritol të vendosur në automjet Aleksandër Sadikaj, i afërm me fisin Kalemi. Pas ngjarjes së rëndë, u vijua me një seri krimesh dhe atentatesh, mes të cilave mbeti i vrarë edhe Edmond Papa, që dyshohej si porositës i vrasjes së Sadikajt.

 

Po ndodh...