Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri mes shokëve për faturën e drekës

16 Mars 2026, 13:34 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbardhet plagosja në Durrës, si nisi sherri mes shokëve për

Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Durrës ku një 26-vjeçar u plagos me thikë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ambientet e jashtme të një lokali.

Burime nga grupi i hetimit thanë për median se dy të rinjtë, përkatësisht 35 dhe 26 vjeç, kanë qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal.

Ata kanë konsumuar ushqim dhe pije alkoolike dhe pagesën e ka kryer njëri prej tyre. Bëhet fjalë për 20 mijë lekë të vjetra.

Pasi kanë dalë nga lokali, 35-vjeçari Alban Ndrejaj i ka kërkuar gjysmën e lekëve të pagesës Rejnis Kolës.

Ky i fundit ka refuzuar t’i japë lekët dhe këtu ka nisur gjithçka.

Fillimisht janë përfshirë në konflikt fizik dhe më pas 35-vjeçari e ka qëlluar me thikë në kofshë 26-vjeçarin.

Të dy janë dërguar në spitalin e Durrësit për mjekim. Policia ka bërë shoqërimin e tyre dhe po vijon punën për dokumentimin e ngjarjes.

 

Po ndodh...

ide