Zbulohen gjurmë të Vis Martinaj? FNSH dhe RENEA kanë rrethuar shtëpinë e tij

26 Dhjetor 2022, 09:26 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohen gjurmë të Vis Martinaj? FNSH dhe RENEA kanë rrethuar

Dhjetëra makina të FNSH-së dhe RENEA-s kanë rrethuar shtëpinë e Vis Martinajt në Fushë-Kuqe.

Nuk dihet ende nëse ka gjurmë nga Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej gushtit dhe fati i tij është ende mister.

Fati i Martinajt është mister që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga ABC, ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.
Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve.

 

Po ndodh...

ide