Zbulohet banda e trafikut të drogës në Bolonja, 36 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë

14 Mars 2024, 08:25 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zbulohet banda e trafikut të drogës në Bolonja, 36 të

Një bandë kriminale e trafikut të drogës është zbuluar nga Policia në Bolonja ndërsa janë arrestuar 36 persona.

Anëtarët e bandës kriminale ishin italianë, pakistanezë dhe shqiptarë. Sipas hetimeve, organizata shiste qindra doza kokaine dhe heroine çdo ditë.

Gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 mijë euro cash. Mbi 400 oficerë policie u angazhuan në këtë operacion policor.

Detajet e këtij operacioni pritet të jepen nga oficerët e komisariatit të Bolonjës paraditen e sotme.

 

Po ndodh...

ide