Zjarri në tregun e rrobave në Shkodër, reagon policia: Po evakuojmë banorët
14 Qershor 2024, 19:59 / AKTUALITET

Pasditen e kësaj të premteje ka rënë një zjarr i përmasave të mëdha në tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.
Zjarrfikësit së bashku me policinë shkuan në vendin e ngjarjes dhe bënë të mundur evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
“Rreth orës 18:55, në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura ka rënë zjarr.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri.
Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit”, thotë policia.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Po ndodh...
ide
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
Rama-Berisha, nga burra shteti në Kameleon!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

