Zjarri përfshin banesën në Tiranë, dëmtohen dy fëmijët e mitur

28 Nëntor 2024, 16:05 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri përfshin banesën në Tiranë, dëmtohen dy
Një zjarr ka përfshirë një banesë këtë të enjte në zonën e Alliasit në Tiranë.

Policia bën me dije se si pasojë e zjarrit, janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur.

Ndërsa policia thekson se po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases D. R., dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Po ndodh...

ide