
Zjarri shkrumboi pallatin në Tiranë/ Shoqërohet në polici admimistratori dhe pronari i banesës, mësohet shkaku

Mesditën e sotme një pallat 9-katësh u përfshi nga flakët në rrugën “Sali Butka” në Tiranë.
Flakët morën përmasa të mëdha pasi fasada e izoluar me polisterol gjithashtu shpërtheu në flakë.
Zjarrfikësit bënë të pamundur për disa orë me rrathë deri në neutralizimin e flakëve, ndërsa për fat të mirë edhe për shkak të reagimit të menjëhershëm të autoriteteve për të shpëtuar jetët e banorëve.
Si pasojë e flakëve 3 banesa u shkrumbuan plotësisht dhe një tjetër në masë 30%, ndërsa kryebashkiaku Veliaj u shpreh se familjet e dëmtuara do të ndihmohen nga bashkia.
Së fundmi policia ka shoqëruar administratorin e pallatit.
Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.
Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera. Në polici për t’u pyetur është shoqëruar edhe mjeku.
-
E rëndë! 45-vjeçarja në Tiranë hidhet nga kati i pestë, detajet e para
14 Shtator, 20:24 -
ide


Pse në Tiranë gjen “patriot” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

A je budall a bon vetë o Gaz?!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128