Zjarri te Rruga e Kavajës/ Dy katet e fundit të pallatit që u shkrumbuan, pronë e ish-deputetit të PD

14 Shtator 2023, 20:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Zjarri te Rruga e Kavajës/ Dy katet e fundit të pallatit që u

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar një hetim të detajuar mbi shkaqet e zjarrit që përfshiu një pallat sot në Tiranë.

Për fat të mirë nuk pati viktima, por dëmet janë të mëdha nga zjarri nuk është ende aq e përhapur sa tek automjetet.

Po çfarë e shkaktoi këtë zjarr?

Sipas kreut të zjarrfikësve, zjarri ka rënë fillimisht në katin e dytë më pas përbërja e fasadës e ka ndihmuar të ngjitet lart.

Disa banorë thanë se një studio mjeku në këtë kat ka një furrë, por ende nuk dihen detaje.

Ndërkohë, pamjet e përhapura tregojnë një zjarr të madh në pjesën e sipërme të godinës.

Burime shumë afër ngjarjes thanë për DITA se në dy katet e fundit të pallatit jeton Mhill Fufi, një personazh kontrovers, ish-deputet i PD që më pas u përjashtua nga kjo parti.

I heshturi Fufi nga Laçi mbahet mend më shumë se për deklarata politike, për episodin me akuzat e Tom Doshit për vrasje nga Meta, ku ai përmendi edhe Fufin.

Mbetet për t’u verifikuar nëse zjarri ka lidhje me këtë zonë të pallatit.

 

Po ndodh...