Alarm në Fushë-Arrëz/ Qytetarë me simptoma helmimi përfundojnë në Urgjencë!

1 September 2026, 15:39 / AKTUALITET ALFA PRESS
Alarm në Fushë-Arrëz/ Qytetarë me simptoma helmimi

Prej tri ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit po regjistrohen disa raste helmimi.

Qytetarët e prekur nga kjo situatë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës me simptoma të qarta intoksikimi.

Lidhur me këtë situatë shqetësuese, vetë qytetarët e Fushë-Arrëzit kanë bërë me dije se uji i pijshëm mban një erë mjaft të rëndë.

Për shkak të këtij problemi me ujin e rrjetit, banorët kanë deklaruar se po detyrohen të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre.

Po ndodh...