Sulm me thikë brenda shkollës fillore, adoleshenti vret 7-vjeçaren

Një sulm tragjik ka ndodhur në një shkollë fillore në Kroaci, ku një adoleshent goditi me thikë për vdekje një vajzë 7-vjeçare dhe plagosi tre fëmijë të tjerë dhe mësuesin e tyre.
Sulmi ndodhi rreth orës 09:50 në ditën e fundit të mësimit para Krishtlindjeve në shkollën fillore Preçko në Zagreb. Në këtë shkollë ndjekin mësimet fëmijë nga mosha 7 deri në 15 vjeç.
“Autori i sulmit është një 19-vjeçar, ish-nxënës i shkollë. Pas sulmit ai filloi të godiste veten, por policia e pengoi të bënte vetëvrasje. Është e vështirë të thuhet se ky person ishte i ekuilibruar nga pikëpamje mendore”-, tha Ministri i Brendshëm Davor Bozinoviç.
Sulmet në shkolla janë të rralla në Kroaci dhe në Ballkan në tërësi, megjithëse në maj të vitit 2023, një adoleshent në Serbinë fqinje hapi zjarr në një shkollë në kryeqytetin e vendit, Beograd, duke vrarë nëntë nxënës dhe një roje të shkollës.
Pamjet filmike të transmetuara nga mediat kroate të premten tregojnë fëmijë duke ikur nga ndërtesa e shkollës dhe një helikopter mjekësor duke zbritur në oborrin e saj. Autoritetet në Kroaci e shpallën të shtunën ditë zie dhe anuluan disa nga aktivitetet për festimin e Krishtlindjeve. Kandidatët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale thanë se po pezullonin përkohësisht fushatat e tyre për shkak të tragjedisë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
